Të shtëna me armë zjarri te “Kafet e Vogla” në Prishtinë
Të shtëna me armë zjarri te “Kafet e Vogla” në Prishtinë

Të shtëna me armë janë dëgjuar sot te vendi i njohur si “Kafet e Vogla”, në rrugën “Fehmi Agani”.
Në vendin e ngjarjes ka intervenuar Policia e Kosovës të cilët e kanë rrethuar me shirit sinjalizues një pjesë të rrugës.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, ambulanca ka marrë një person i cili dyshohet se ka marrë lëndime.