Të shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosur

Të shtëna në një shkollë në Austri, ka të vrarë dhe të plagosur

Të paktën dhjetë njerëz, përfshirë shtatë nxënës, janë vrarë në një sulm me armë në një shkollë në qytetin Grac, në jug të Austrisë. Kryetarja e qytetit, Elke Kahr tha se sulmuesi i dyshuar është vrarë gjithashtu. Ajo e përshkroi sulmin si “tragjedi e tmerrshme”. Khar tha se shumë njerëz të tjerë janë dërguar në spitale për shkak të plagëve. Policia austriake tha se beson se sulmuesi veproi i vetëm. Rreth një orë më vonë, policia njoftoi se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt. Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik. Grac, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë.

“Situata tani është e sigurt, që do të thotë se nuk ka rrezik të mëtejshëm për popullsinë. Nxënësit janë evakuuar nga godina. Faktet janë ende duke u përcaktuar. Ishte e rëndësishme për ne që ta vinim situatën nën kontroll në mënyrë që të mos ketë rrezik të mëtejshëm”, deklaroi Sabri Jorgun, Zëdhënës i Policisë. /Alsat.mk

 


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Graz të Austrisë, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri brenda një shkolle.

Sipas transmetuesit publik austriak ORF, një operacion i madh policor është duke u zhvilluar prej gati një ore në shkollën BORG Dreierschützengasse. Policia ka konfirmuar se janë dëgjuar të shtëna në ambientet e shkollës.

Zëdhënësi i policisë, Fritz Grundnig, i ka thënë ORF-së se dyshohet për viktima në këtë ngjarje tragjike. Po ashtu, sipas të njëjtave burime, autori i dyshuar i sulmit besohet se është vetëvrarë.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat.

LEXO EDHE:

Back to top button