Të shtënat me armë zjarri, qytetarët: Ndihemi të pasigurt edhe brenda shtëpisë e lëre më në rrugë
Të shtënat me armë zjarri, qytetarët: Ndihemi të pasigurt edhe brenda shtëpisë e lëre më në rrugë

Gazetar: Avni Tahiri
Qytetarët të ndarë në qëndrime lidhur me sigurinë. Një pjesë thonë se të shtënat me armë zjarri në çdo cep i bën të ndihen të pasigurt edhe brenda shtëpisë e lëre në rrugë. Një pjesë tjetër thonë se vendi është i sigurt pasi siç thonë incidente të tilla ndodhin kudo.
“Përderisa në kuvend pritet të vendoset interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme, mbi punën e tij për sigurinë e përgjithshme në vend, pyetem qytetarët se a ndjehen të siguritë në vendin tonë dhe ja se si u përgjigjen ata”, raporton Avni Tahiri, gazetar.
”Nuk është sigurt këtu. Përse? Sepse gjithmonë ndodhin vrasje dhe gjuajtje me armë ndërmjet të rinjve, pra ky vend është Teksas.
Qytetarët ikin, të rinjtë ikin, edhe më të moshuarit filluan të ikin nga këtu. E lëshojnë vendin sepse nuk ka ligj që do ta rregullonte këtë sistem. Unë jam 77 vjeçar dhe më herët nuk ishte kështu, uleshe ku mundeshe, pushoje gjithkund pa problem, tani kemi frikë të qëndrojmë në shtëpi e jo më të lëvizësh, ja tani shpejtë ndodhi ngjarja afër policisë dhe sikur të kaloje në atë moment mund të të kapte plumbi dhe vdes sikur nuk ke qenë në këtë botë”, deklaroi një qytetar.
“Për të pasur siguri nuk ka por ajo është, ashtu është shteti, siç është populli ashtu edhe politikanët”, tha një tjetër qytetar.
“A është vend ynë i sigurte për të jetuar këtu? Jo nuk është. Përse? Sepse gjithçka është përzier për shkak të partive”, u shpreh një qytetar.
Disa qytetarë tjerë, ndajnë mendimin se vendi ynë është i sigurt për të jetuar.
“Mendoj se është vend i sigurt pasi në të gjitha shtetet ka probleme por mendoj se 90% është sigurt këtu”, theksoi një tjetër qytetar.
“Gjithkund ndodhin dhe ndodhin edhe tek ne, nuk është se ndodhin vetëm në Maqedoni, ndodhin në Shqipëri, Kosovë. Më shumë që vriten shqiptarët njëri me tjetrin, që kur u çliruam vetëm më keq shkon se më mirë nuk bëhet”, deklaroi një qytetar.
“Nëse je i qetë do të jesh i sigurt ndërsa nëse nuk je i qetë nuk mund të jesh i sigurt”, tha një qytetar. /Alsat.mk