Tearca përballet me deponinë e mbetjeve inerte që mbetet e pazgjidhur ndër vite
Gazetar: Bashkim Sulejmani
Deponia e mbetjeve inerte në Tearcë, mbetet e padëshiruar pore dhe e pazhvendosur me vite. U krijua në vitin 2015, dhe që atëherë kur edhe u sollën mbetjet inerte nga fshatrat e vërshuara nga shirat e rrëmbyeshëm, komuna e tearcës dhe Ministria e Ekologjisë, vazhdojnë të negociojnë se kur do ia nisin punës për zhvendosjen e saj. Edhe në takimin e fundit, kreu i komunës së Taearcës, kishte diskutuar me Ministrin e Ekologjisë, por pa vij të kuqe se kur do të hiqet kjo deponi.
“Kemi lënë një takim me Ministrin Hoxha për këtë problem në komunën e tearcës për deponinë që kemi në fshatin Gllogj. Ne me burimet tona që kemi nëse keni ndjekur kemi pastruar një pjesë që kemi mundur ta pastrojmë, mirëpo, pjesa tjetër do një trajtim më afatgjatë sepse ka shumë mbetje inerte”, deklaroi Daut Memishi. Kryetar i komunës së Tearcës.
E për ministrin Hoxha, këto deponi, më së miri do pastrohen kur të bëhet ndërtimi i pikave rajonale për grumbullim të mbeturinave.
“Me ndërtimin e qendrave rajonale për grumbullimin e mbeturinave, do ti japim fund deponive të egra që krijohen në pjesë të ndryshme të komunave dhe për këtë arsye jemi në fokus të ndërtimit të tranzit qendrave që do ketë edhe në Tetovë ku do bëhet grumbullimi, dhe do zvogëlohet numri i deponive të egra”, tha Muhamet Hoxha. Ministër i mjedisit jetësor.
Ndryshe, deponia e inerteve të forta që u krijua në Tearcë pas vërshimeve të 2015, tani nga një pjesë e banorëve po keqpërdoret, duke hedh edhe mbetje të amvisërisë por edhe teknikë të bardhë. Jo rrallë, kjo deponi përfundon edhe në tym e zjarr./Alsat.mk.







