Tebas ashpër i përgjigjet Perezit: Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti

Presidenti i La Ligas, Havier Tebas, nuk humbi kohë duke iu bashkuar polemikave rreth finales së “Copa del Rey”, mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Pas deklaratës së Real Madridit, i cili fillimisht refuzoi ta luante finale, kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit është përgjigjur në rrjetet sociale me një mesazh të ashpër.

Tebas ia renditi të gjitha Perezit duke ia nisur me një frazë ku thotë: Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti.

“Atij nuk i pëlqen Tebas sepse nuk bën çfarë të dojë. Nuk i pëlqen Çeferini, sepse nuk bën çfarë të dojë. Ai nuk e pëlqen Louza-n sepse ai nuk bën atë që dëshiron. Nuk i pëlqejnë komentuesit televizivë sepse nuk thonë çfarë të dojë. Ata nuk duan të ecin përpara me reformën e arbitrazhit, sepse nuk është ajo që ai dëshiron”, ka shkruar fillimisht Tebas në rrjetin social “X”.

 

“Dhe tani, pas deklaratave të gjyqtarëve – i ngopur me ngacmimet e vazhdueshme nga Real Madrid TV – ai përgjigjet siç di. Pezullon konferencën për shtyp. Ai anashkalon stërvitjen në La Cartuja. Ai përçmon ngjarjet zyrtare të finales së Kupës. Mësohet se ai nuk do të paraqitet në finalen e Kupës. Nuk proteston, bën presion. Nuk ankohet, kërcënon. Ai nuk është dakord, ai ndëshkon. Ai nuk dëshiron të përmirësojë futbollin, ai dëshiron futbollin e tij. Dhe gjëja më e keqe është se ai nuk përpiqet. Gjëja serioze është se shumë e lejojnë, e pranojnë dhe e ndihmojnë”, ka përfunduar shkrimin e tij i pari i La Ligës.

LEXO EDHE:

Back to top button