Tebas, “hedh gurin dhe fsheh dorën” e Real Madridit ndaj arbitrave

Presidenti i La Liga-s, Havier Tebas ka kritikuar “modus operandi” e Real Madridit. Në veçanti ka kritikuar televizionin zyrtar të klubit madrilen, “Real Madrid TV”, pas derbit të humbur ndaj Atletiko Madridit, të dielën e kaluar.

Kur u pyet për këtë, Tebas i shte i qartë në shpjegimin e tij.

“Real Madrid TV është një kanal që i nënshtrohet administrimit dhe shërbimit publik. Si e përdor atë Real Madridi? Nuk guxoj të them se po falsifikon konkurrencën, por çfarë konstatoj është se nuk hyn në kanunet e ‘fair play’ sportiv, sidomos në raportet para ndeshjeve, ku përdorin mbiemra të caktuar…

Nuk i di qëllimet e Real Madridit me ato imazhe, por ‘fair play’ që një transmetues televiziv publik sigurisht duhet ta ketë primar në informimin e përditshëm”.

LEXO EDHE:

Back to top button