Tebas kundër Al-Khelaifit: “Ai na merr të gjithëve për budallenj”

Havier Tebas i është kundërpërgjigjur presidentit të PSZH-së, Naser Al-Khelaifi.

“Al-Khelaifi është një nivel tjetër. Ai na merr të gjithëve për budallenj (as vetë nuk i beson gënjeshtrat e tij) dhe shfaqet te “Marca” për të dhënë mësime me arrogancën e tij. Rregullat nuk ekzistojnë për PSZH-në. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një futboll të qëndrueshëm, pa mashtrime,” ka shkruar presidenti i La Liga në “Tuiter”.

Krahas reagimit, Tebas kishte postuar edhe deklaratën e presidentit të PSZH-së:

“Bëjme gjëra pasi e dimë që është e mundur. Nuk është stili ynë të flasim për liga të tjera, klube apo federata. Ne nuk po japim mësime dhe nuk do të lejojmë askënd të na japë. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë projektin tonë”. / abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button