Tedesko: Franca është favorit, mirëpo ne duam të ecim përpara

Një nga takimet e 1/8-ave të “Euro 2024” është ajo mes Francës dhe Belgjikës.

“Franca është favorite, kjo është e qartë, por ne gjithashtu duam të ecim përpara”, tha mes tjerash Domeniko Tedesko, trajneri i Belgjikës, i cili përgatit vigjiljen e ndeshjes më të shumëpritur të kësaj faze të Europianit.

 

Ai kërkon edhe ndihmën e tifozëve të tij në këtë sfidë pas përplasjes në sfidën e fundit.

 

“Tani na duhet shumë ndihma e tifozëve tanë, pasi për ne do të thotë shumë ndihma e tyre. Jemi në një moment delikat të turneut, ku duhet përqendrim e gadishmëri për çdo sakrificë.

Lukaku?

Ai ka pasur tashmë momente të tilla si në klube ashtu edhe me kombëtaren belge. Por ai do t’ia dalë si gjithmonë sepse është lider. Lukaku mbetet themelor për ne edhe kur nuk shënon”, tha trajneri i belgëve.

LEXO EDHE:

Back to top button