Tejkalohet rekordi i Xhordanit, i vendosur 33 vite më parë

Skuadra e Dallasit ndërpreu serinë negative nga 6 ndeshjeve radhazi pa fitore, pasi që mbrëmë mundi Atlantën me rezultat 122-116. Donçiç ishte më efikas te Dallasi me 27 pikë, ndërsa te Atlanta u dallua Xhon Kolins me 35 pikë. Ndërkohë skuadra e Uashingtonit shënoi fitore ndaj Majamit me 103-100, ndërsa Bredli Bill u bë basketbollisti më i mirë i skuadrës së Uashingtonit.

Bill regjistroi 32 pikë dhe u bë basketbollisti i parë, që në 17 ndeshjet e parë ka shënuar më shumë se 25 pikë. Bredli Bill tejkaloi Majkëll Xhordanin që mbante këtë rekord me 16 ndeshja radhazi me më shumë 25 pikë të shënuara, nga viti 1988.  Në sfidat e tjera, dallohet fitorja e Los Anxhelos Klipers ndaj Klivlendit me 121-99 dhe Milloukit ndaj Indiana Pejsersit me 130-110.

LEXO EDHE:

Back to top button