Teknologjia shkakton telashe për 28-vjeçarin, burgoset gabimisht

Teknologjia shkakton telashe për 28-vjeçarin, burgoset gabimisht

28-vjeçari u arrestua dhe u burgos për 6 ditë padrejtësisht për shkak të një gabimi teknologjik nga sistemi i njohjes së fytyrës të përdorur nga autoritetet e Luizianës, SHBA, sipas avokatit tij.

Përveç problematikave që ngre përdorimi i teknologjisë, çështja ka edhe përmasa racore, pasi 28-vjeçari Randall Reid, i cili u arrestua gabimisht për vjedhjen e një çantë që nuk e kishte kryer kurrë, është me ngjyrë.

28 – vjeçari tregon se mbi të gjitha problemet e tjera me sistemin teknologjik, ai ka një nishan në fytyrë dhe një diferencë peshe prej 18 kilogramësh nga i dyshuari. Gjithashtu, ai vetë nuk ka qenë kurrë në Luiziana, ku ndodhi vjedhja.

Reid u burgos më 25 nëntor pasi autoritetet e identifikuan gabimisht dhe lëshuan një urdhër arresti. Në fakt, kur i thanë akuzat, ai vetë filloi të pyeste se për çfarë krimi po arrestohej.

“Unë kurrë nuk kam qenë në Luiziana asnjë ditë në jetën time. Më pas më thanë se jam arrestuar për vjedhje. Jo vetëm që nuk kam qenë në Luiziana , por nuk vjedh,” tha Reid pasi u lirua.

Ai qëndroi në qeli deri më 1 dhjetor, kur autoritetet e njohën gabimin e tyre.

Incidenti ngre pyetje në lidhje me përdorimin e veçorisë së njohjes së fytyrës. Sipas kritikëve të teknologjisë, normat e keqidentifikimit për njerëzit me ngjyrë janë më të larta se për të bardhët. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button