Teksas, 40 mijë spektatorë në sfidë të bejsbollit

Në ndeshjen e bejsbollit amerikan, në mes skuadrave të Renxherit dhe Toronto Blu Xhejs, pas një kohë te gjatë kishte tifozë në tribuna të stadiumit. Plot 40 mijë spektatorë ishin në tribuna në këtë përballje të bejsbollit, duke lënë mënjanë në tërësi pandeminë e koronavirusit në shtetin e Teksasit. Vaksinimi është duke u zhvilluar në SHBA, ashtu që qytetarët vendosën më shpejt të hyjnë në procesin e kthimit të shprehive të vjetra dhe grumbullimeve masive.

 

 

 

Sa i përket eventeve të tjera sportive, ende nuk është lejuar prezenca e tifozëve. Në NBA nuk ka vendim për kthimin e spektatorëve në tribuna, ndërsa në Majami është paralajmëruar prezenca e atyre spektatorëve në tribuna, që kanë marë vaksinën kundër “Covid 19”.

LEXO EDHE:

Back to top button