​Teksasi përgatitet për më shumë reshje, teksa numri i viktimave shkon në mbi 80

​Teksasi përgatitet për më shumë reshje, teksa numri i viktimave shkon në mbi 80

Ka shkuar mbi 80 numri i të vdekurve në Teksas si pasojë e vërshimeve që përfshinë vendin në 48 orët e fundit. Prej tyre, rreth 30 viktima të identifikuara janë fëmijë. Nga përmbytjet është përfshirë edhe një strehimore e fëmijëve, ndërsa raportohet se në mesin e të zhdukurve ka fëmijë të strehimores dhe një e punësuar. Në aksionin e kërkim shpëtimit, përveç autoriteteve janë përfshirë edhe 850 vullnetarë. Presidenti amerikan, Donald Tramp ka shprehur ngushëllime për familjet e të zhdukurve duke deklaruar se administrata e tij do të vë gjithçka në dispozicion për të kthyer normalitetin në Teksas. Ndërkohë gjykata qendrore ka njoftuar se po punon për hapjen e një hetimi kundër Institutit Sinoptik për mos alarmimin e stuhisë paraprakisht.

LEXO EDHE:

Back to top button