Telashe për Barcelonën, lëndohet tjetër sulmues dhe mungon 5-6 javë

Nuk ka paqe për Barcelonën. Trajneri Hansi Flik nuk pati kohë të shijonte rikthimin e Frenkie de Jong, sepse skuadra e tij humbi sërish një lojtar nga lëndimi. Bëhet fjalë për sulmuesin Ferran Torres, i dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit në La Liga kundër Alaves. Sipas mediave spanjolle, lojtari të mungojë për 5-6 javë. Ky është njoftimi për shtyp i bërë nga klubi katalanas.
“Testet e bëra mëngjesin e sotëm mbi Ferran Torres konfirmuan se ai pësoi një dëmtim muskulor në bicepsin e kofshës së kofshës së djathtë”.
Për sa i përket rikthimit, klubi sqaron.
“Koha e kthimit të tij në stërvitje do të shihet në varësi të evolucionit që do të marrin gjërat“.
Ky dëmtim ka bërë që Ferrarn Torres të mos grumbullohet për dy ndeshjet e radhës së kombëtares spanjolle në Ligën e Kombeve.