Telashe për brazilianin, gjobitet me 3.3 milionë dollarë

Një prokuror në Brazil ka gjobitur futbollistin e PSZH-së, Nejmar, me një shumë prej 3.3 milionë dollarë për ndërtimin e një liqeni artificial në rezidencën e tij në periferi të Rio de Zhaneiros, pa lejen mjedisore.

Këshilli Bashkiak i Mangaratiba, një zonë turistike rreth 130 kilometra larg Rio-s, ku ylli brazilian ka vilën e tij, ka lëshuar katër gjoba për dhjetëra shkelje të zbuluara, duke përfshirë ekzekutimin e punimeve që i nënshtrohen kontrollit mjedisor pa autorizim, devijimin dhe përdorimin e ujërave të lumendjve, grryerjen e tokës dhe prerjen e bimësisë pa autorizim.

Nejmari ka 20 ditë për të apeluar gjobën. Përveç liqenit, në pronë është në ndërtim e sipër edhe një plazh./abcneës/

LEXO EDHE:

Back to top button