Telashe për PSZH-në, Dembele kapet keq me trajnerin Enrike

Anësori i PSZH-së, Ousmane Dembele nuk do të jetë në skuadrën e PSZH-së për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Arsenalin.
Dembele është paraqitur në të gjashtë ndeshjet e Ligue 1 për PSZH-në, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë katër asiste. Ai gjithashtu pati një asist kundër Renit, në fitoren 3-1 të skuadrës së tij.
Gazeta franceze “L’Equipe zbuloi se Dembele ka pasur një debat të ashpër me trajnerin e PSZH-së, Luis Enrike dhe është vendosur që ai të mos udhëtojë me skuadrën për përballjen kundër Arsenalit në Londër.
Lajmi i mirë për PSZH-në është se Vitinja është rikthyer në skuadër, pasi është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë gati për ndeshjen e Londrës.