Telashe për Ten Hag, Martinez tre muaj jashtë fushave

Lajm i keq për Erik Ten Hag dhe Man. Juanjtedin. Lisandro Martinez është i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e një frakture në këmbë. Një problem që pritet ta mbajë argjentinasin jashtë fushave për tre muaj duke zvogëluar kështu mundësinë për të parë 25-vjeçarin sërish në fushë për vitin 2023.

Në fakt, ky shqetësim është si pasojë e një dëmtimi të pësuar në fundin e sezonit të kaluar. Lisandro u dëmtua në prill në një përballje ndaj Sevillas në Europa League dhe qëndroi jashtë fushave për 11 javë. Ish-lojtari i Ajax u rikthye për fazën përgatitore dhe tentoi të ishte gati për fillimin e sezonit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button