Telekomi instaloi kabllon e parë optike nënujore në Maqedoni

Telekomi instaloi kabllon e parë optike nënujore në Maqedoni

Telekomi i Maqedonisë vendosi kabllon e parë optike nënujore në Maqedoni në gjatësi prej një kilometër, nën sipërfaqen e Liqenit të Dibrës. Ky është një hap pionier në zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit në vend dhe do të mundësojë lidhje më të mirë dhe shërbim më të mirë për përdoruesit.

“Ndërtimi i rrjetit më të mirë është prioriteti ynë. Ne investojmë në teknologjitë më moderne dhe gjejmë vazhdimisht mënyra të reja dhe alternative për të zgjeruar rrjetin optik. Me instalimin e këtij kablli optik nënujor, ne konfirmojmë përkushtimin tonë për të ofruar shërbimin më cilësor dhe më të besueshëm për përdoruesit tanë dhe për të qenë një hap përpara sfidave të së ardhmes”, tha Maja Milosavlevska Naumovska, Drejtoreshë e Përgjithshme dhe Teknike pranë Telekomit të Maqedonisë.

Me këtë hap, forcohet infrastruktura ekzistuese e rrjetit dhe hapen mundësitë për të lidhur më shumë stacione bazë dhe lidhje optike në rajonin e Dibrës, gjegjësisht vendbanimet Papradnik, Novak, Nerezi dhe Jabllanicë.

Ky kabllo me fibër optike nënujore me një gjatësi prej 1 km siguron stabilitet më të mirë të rrjetit në një territor prej 6.32 km2 në atë rajon.

Kablloja me fibër optike nënujore u vendos në një rrugë nënujore të kontrolluar, pa gërmuar apo ndryshuar mjedisin dhe procesi u përfundua shpejt dhe me efikasitet, brenda një dite, duke ruajtur bukurinë natyrore të rajonit.

Ekipet tona vendosën kabllon me mbështetjen e një ekipi të posaçëm zhytjeje nga Greqia, me përvojë në vendosjen e kabllove nënujore për shërbimet e telekomunikacionit brenda Deutsche Telekom.

Ky projekt, i cili përdor mënyra alternative për zgjerimin dhe fuqizimin e infrastrukturës optike, e forcon edhe më shumë pozitën e Telekomit të Maqedonisë si lider në aplikimin e teknologjive të reja për shërbimet më të mira të telekomunikacionit në Maqedoni.

 

LEXO EDHE:

Back to top button