Temperatura ekstreme në Britani, vendi ngre alarmin, pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Temperatura ekstreme në Britani, vendi ngre alarmin, pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Autoritetet britanike janë vënë në gatishmëri të lartë për shkak të alarmit që është ngritur për valën e paprecedentë të të nxehtit që ka prekur vendin ditët e fundit.

Mediet britanike shkruajnë se në rast se shpallet gjendja e jashtëzakonshme, kjo do të thotë se do të preket shumica e sektorëve, përfshirë transportin.

Niveli i katërt i alarmit së shpejti mund të lëshohet për herë të parë në Britani, raportojnë mediet vendase.

Presioni është i madh në sistemin shëndetësor anglez, teksa thirrjet për urgjencë janë të shumta, me qytetarët që kanë frikë se mos pësojnë arrest kardiak nga temperatura e nxehta.

Gjithashtu në Angli ka mungesë të theksuar të personelit spitalor për shkak të pandemisë.

Më herët autoritetet kompetente kanë theksuar se këto kushte temperaturash përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve.

Në ditët në vijim pritet që temperatura të arrijë në 40 gradë Celsius në Britani.

LEXO EDHE:

Back to top button