Temperatura mbi 40 gradë edhe në ditët në vijim

Temperatura mbi 40 gradë edhe në ditët në vijim

Temperaturat përvëluese në vend do të na shoqërojnë edhe ditëve në vijim. Siç bëjnë të ditur nga Enti Hidrometeorologjik, fundjava do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë me temperaturë madje edhe mbi 40 gradë celsiuz. Ndërsa vendi mbetet në fazën portokalli mjekët apelojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të dalin pa nevojë në periudhën më të nxehtë të ditës, nga ora 11 deri në orën 17 pasdite. Sipas mjekëve, kujdes të posaçëm duhet të kenë të sëmurët kronik të cilët duhet të jenë të rregullt me marjen e terapisë së caktuar. Gjithashtu, qytetarët duhet të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe ushqime të lehta. Për shkak të teperaturave të larta, Ministria e punës dhe politikës sociale ka vënë në fuqi masat e përgjithshme që duhet të respektohen: përjashtim nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Në ambientet e kujdesit për fëmijët – kopshtet, nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button