Temperatura përvëluese në Evropë, Spanja, Portugalia e Franca janë në gjendje gatishmërie
Temperatura përvëluese në Evropë, Spanja, Portugalia e Franca janë në gjendje gatishmërie

Me temperatura që arrijnë deri në 42 gradë, Evropa është përfshirë nga vala e të nxehtit. Spanja paralajmëroi temperatura ekstreme në jug të vendit. Agjencia e Motit bëri thirrje për më shumë kujdes. Edhe Portugalia në gjendje gatishmërie. Në Francë, autoritetet në Marsejë kanë vendosur që pishinat publike të jenë falas, për të ndihmuar qytetarët të përballojnë të nxehtin mesdhetar.
Në Itali, Siili dhe Liguri kanë ndaluar punën në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta. Sindikatat po kërkojnë zbatimin e masës edhe në rajone të tjera. Në Mbretërinë e Bashkuar autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për nxehtësi ekstreme dhe kanë bërë hyrjen në pishinat publike falas.
Në Uimbledon është aktivizuar rregulli i pushimit për shkak të vapës. Në Gjermani u rrit niveli i alarmit për zjarre në pyje dhe po aktivizohet një plan kombëtar për mbrojtjen nga humbjet e jetës të lidhura me të nxehtin. Në Zvicër janë shpallur alarme portokalli për temperaturat e larta në disa kantone dhe po merren masa në zonat alpine për të shmangur mbinxehjen. Pas rekordit të temperaturave, autoritetet në Belgjikë kanë paralajmëruar për rrezik zjarresh dhe ndërprerje të mundshme energjie për shkak të mbingarkesës. Në Irlandë janë dhënë paralajmërime për kursim të ujit dhe masa për mbrojtje nga vapa pas rritjes së papritur të temperaturave në qershor. /Alsat.mk