Temperaturat arrijnë në 43 gradë, shkollat në Filipine mbyllen nga nxehtësia

Temperaturat arrijnë në 43 gradë, shkollat në Filipine mbyllen nga nxehtësia

Qindra shkolla në Filipine kanë pezulluar mësimet për shkak të nxehtësisë rekord, njoftoi Ministria e Arsimit atje.

Temperaturat prej 42-43 gradë celsius priten sot në shumë pjesë të vendit, një nivel i konsideruar “i rrezikshëm”, tha shërbimi shtetëror i motit.

Pritej 40 gradë në kryeqytetin Manila, një nivel në të cilin autoritetet këshilluan “kujdes ekstrem”.
Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 5000 shkolla kanë mbyllur dyert në arkipelagun e Azisë Juglindore, duke dërguar më shumë se 3.6 milionë nxënës në shtëpi.

LEXO EDHE:

Back to top button