Temperaturat e larta/ Mësimëdhënësit: Rekomandimet e MASH që filloristët të punojnë me orar të shkurtuar, të vonshme

Temperaturat e larta/ Mësimëdhënësit: Rekomandimet e MASH që filloristët të punojnë me orar të shkurtuar, të vonshme

Gazetare: Melihate Rustemi

Temperaturat e larta të ditëve të fundit thuajse zhdukën përqendrimin e filloristëve në javën e fundit të shkollës që këtë vit përmbyllet me 17 qershor, shkruan Alsat .

Drejtuesit e shkollave vlerësojnë se rekomandimet e Ministrisë së Arsimit që për shkak të motit të nxehtë të punohet me orar të shkurtuar ishin të vonshme.

Madje, mësimdhënësit thanë se zgjatja e vitit shkollor nuk dha asnjë efekt pozitiv sepse për shkak të temperaturave të larta kishte mungesë nxënësish në mësim.

“Sipas mendimit tim mendoj që nuk ja ka vlejt pas 10 qershorit për shkak se temperaturat janë të larta. Pra edhe koncentrimi bie, koncentrim nuk kanë pas fëmijët sa duhet aq sa kur kanë qenë temperaturat më të ulëta. Me planprogram ne kemi pas zhvillimin e mësimit mirëpo ka qenë shumë më vështirë, si për fëmijët ashtu edhe për ne. Ka pas mungesa, kanë pas temperaturë, kanë pas kokëdhembje,  nuk kanë mund me qëndru, kemi qëndru me dyer të hapura të klasave për shkak të temperaturave të larta”, tha Hanife Xhemaili, mësimdhënëse.

“Pjesa e pasdites, nxënësit nuk mund ti përballonin të nxehtit, ka ato mangësitë e veta, mungesë të nxënësve në orët e mësimit, ka pas edhe disa viruse. Ankesat ose kërkesat më të shpeshta janë shkaku I të nxehtit të dalin të freskohen. Sipas mundësive kemi bë hapjen e dritareve, disa kabinete kanë edhe perde në klasa, i kemi lëshuar ato që mos me depërtu shumë nxehti”, u shpreh Sulejman Iseni, mësimdhënës.

Për disa nga nxënësit, viti shkollor përfundoi sot me dorëzimin e librave. Nxënësit thanë se mësimi në temperatura të larta ishte vështirë i përballueshëm.

“I kemi mbajt dyert dhe dritaret e hapura dhe kemi mund ta përballojmë”, u shpreh një nxënëse.

“Sot i dorëzuam librat e klasës së shtatë, i kompletuam të gjitha edhe tash presim ti marrim librat tjerë”, tha një nxënëse tjetër..

Mësimdhënësit vlerësojnë se në të ardhmen viti shkollor për filloristët duhet të përmbyllet më 10 qershor, atëherë kur përfundon për shkollarët e mesëm./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button