Temperaturat e larta, qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e mjekëve

Temperaturat e larta, qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e mjekëve

Gazetare: Ajnur Bafqari

Prej sot është ndezur alarmi portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta në të gjithë territorin e shtetit. Përkundër temperaturave deri në 40 gradë celsius, shumica e qytetarëve nuk i respektojnë rekomandimet e mjekëve për mbrojtje nga rrezet ultravjollcë.

Alsat sjell pamje të sheshit që janë filmuar në kulmin e të nxehtit, ku shihet se shumica e qytetarëve janë direkt të ekspozuar në diell, nuk po mbanin kapela e ombrella, ndërsa nuk përdorin as krem për mbrojtje nga dielli.

“Momentalisht nuk po përdor krem për mbrojtjen e lëkurës, por për një gjë të tillë se mos është pak herët, duhet pasur kujdes të rinjtë… Pishinë, ujë, nën hije… Kishim nevojë ne jemi mysafirë…”, tha një qytetar.

A përdorni kremë për mbrojtje nga dielli?
-Jo, jo momentalisht jo.”

Si mbroheni prej diellit, a përdorni kremë për mbrojtje prej diellit?

Jo nuk arrijmë, deri tash kam qenë në punë…Vishem më lehtë…Ne rrijmë ndër hije, deri në orën 12 punojmë dhe shkojmë ndër hije. Na lëshojnë”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Vështirë, vështirë. Ne jemi kaq vite dua të them të mësuar me këtë, prandaj ndonjëherë e kam shumë të vështirë ndonjëherë pak më mirë. Kjo është çfarë të them… -A përdorni kremë për mbrojtje nga dielli? Jo, vetëm ujë, dhe lëngje pijmë më shumë, ja kokakolë, këto punë, gjëra të tjera jo”, tha një tjetër qytetar.

Me kapela në kokë vëreheshin vetëm disa turistë të huaj, ndërsa i paktë ishte numri i qytetarëve të anketuar vendorë, që kanë marrë masa për mbrojtje nga dielli.

“Mbaj ombrellën, me krem faktor 50”, tha një qytetare.

“Përdori kremë, se unë kur dal në diell më djeg dielli ashtu e kam lëkurën. Përdori për t’u mbrojt…Po, pijmë ujë, pijmë lëngje”, u shpreh një tjetër qytetarë.

Në temperaturat përvëluese që në Shkup arritën deri në 39 gradë Celsius, disa fëmijë freskoheshin në shatërvanin e qytetit.

Qeveria në seancën e fundit rekomandoi që gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga puna prej më 19, deri të dielën më 23 qershor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button