Temperaturat e larta shtojnë zjarret, dhjetëra vatra aktive në vend

Gazetare: Suna Ismaili Rexhepi

Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e zjarreve në ambiente të hapura. Aktualisht ka dhjetëra zjarre aktive.

“Aktualisht, zjarre aktive ka në Komunën e Kumanovës, në lagjen Pero Çiço, si dhe në zonën ndërmjet lagjes Bedinjë dhe fshatit Rexhanoc. Zjarre aktive janë evidentuar edhe në Komunën e Pehçevës, në deponinë e qytetit, në Komunën e Çeshinovë-Obleshevës, ndërmjet fshatrave Tërkanjë dhe Banjë, si dhe në Komunën e Probishtipit, në afërsi të Digës së Zletovës”-thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza

ZJARRE AKTIVE:

  • Kumanovë
  • Pehçevë
  • Çeshinovë-Obleshevë
  • Probishtip

Autoritetet thonë se për ballafaqim me zjarret po shfrytëzohen të gjitha kapacitete qe janë në dispozicion të Armatës, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe institucioneve tjera.

“Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe po menaxhojmë të gjitha kapacitetet që kemi në dispozicion. Janë kyçur Armata, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, MPB, “Pyjet Nacionale”, Policisë Pyjore, Kryqi i Kuq, Ministra e Shëndetësisë, njësitë e zjarrfikësve dhe shoqatat vullnetare zjarrfikëse”-thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza

  • Në koordinim me të gjitha Institucionet
  • Për t’iu përgjigjur në mënyrë sa më efikase situatës në terren

Qytetarëve u kërkohet që të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes dhe aktiviteteve në natyrë, dhe  të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe çdo rast ta raportojnë menjëherë në numrin emergjent 112./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button