Ten Hag akuzoi gjyqtarin për favorizim të Barcelonës

Man. Junajted barazoi 2-2 kundër Barcelonën në stadiumin “Camp Nou”, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e eliminimit direkt të Ligës Europa.

Junajted ishte duke udhëhequr 2-1 deri në minutën e 76’, kur një super gol nga Rafinja barazoi shifrat në 2-2 dhe e shpëtoi Barçën nga humbja. Pas ndeshjes kishte shumë zëra se gjyqtari i takimit kishte favorizuar Barçën, ndërsa edhe trajneri i Junajtedit fajësoi punën që bëri referi italian, Maurizio Mariani. Ten Hag tha se gjyqtari kishte një ndikim të madh në ndeshje, dhe se skuadra e tij ishte më e mirë në fushë.

“Gjyqtari kishte një influencë të madhe në këtë ndeshje. Një ndërhyrje e pastër në Rashford dhe një karton i kuq. Gjyqtarët nuk mund të bëjnë gabime të tilla. Ne e diktuam lojën dhe ishim më të mirë në shumë raste. Isha i mërzitur që rezultati ishte 0-0 në pjesën e parë por ishte një ndeshje e bukur, dy skuadra që sulmojnë, vërtetë e shijova këtë”, tha Ten Hag.

Ndeshja e kthimit mes Man. Junajtedit dhe Barcelonës zhvillohet në stadiumin “Old Trafford” më 23 shkurt.

LEXO EDHE:

Back to top button