Ten Hag: Bëmë performancë shumë të mirë, nuk e merituam humbjen

Man. Junajted ka dështuar të kualifikohet në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas disfatës nga Bajern Munihut, në kryendeshjen e Grupit A.

“Djajtë e Kuq” pësuan 0:1 nga Bajern Munihu, në stadiumin “Old Trafford”. Pas ndeshjes, trajneri i Man. Junajtedit, Erik ten Hag ka thënë se të besuarit e tij bënë performancë shumë të mirë dhe se ata nuk e merituan humbjen.

“Bëmë gabime. Disa individë gabime nga më shumë lojtarë. Në fund të fundit nuk është mjaftueshëm e mirë. Sot performanca ishte shumë e mirë. Nuk e meritonim humbjen, por e humbëm ndeshjen. Duam të jemi më të qëndrueshëm. Duhet të përmirësoj skuadrën. Unë duhet t’i drejtoj ata dhe lojtarët duhet të jenë më të përgjegjshëm” – tha mes tjerash Ten Hag pas ndeshjes.

Man. Junajtedit iu nevojit fitorja ndaj Bajernit dhe barazimi i Kopenhagws me Gallatasarain, për t’u kualifikuar tutje. “Djajtw e Kuq”, kësisoj mbeti në pozitën e fundit me katër pikë, ndërkaq Bajernit në fazën tjetër i është bashkuar Kopenhaga që triumfoi 1:0 kundër Gallatasarait. Këta të fundit janë në vendin e tretë, pozitë që dërgon në Ligën Evropa.

LEXO EDHE:

Back to top button