Ten Hag: Brenda një jave humbëm shtatë pikë!

Mançester Junajted barazoi 2-2 me Liverpullin, në përfundim të një ndeshje që edhe mund ta kishte fituar. Skuadra e “The Reds” barazoi me një penallti të Salah në minutat e fundit, duke i hequr “Djajve të Kuq” një tjetër fitore, ashtu sikurse pat bërë Çellsi pak ditë më parë. Kjo situatë ka irrituar pa masë trajnerin Erik ten Hag.

“Emocione shumë të përziera. Nga njëra anë jam i zhgënjyer që humbëm shtatë pikë në një javë, por mund të fajësojmë veten për gabime trashanike. Nga ana tjetër, unë jam shumë krenar me ekipin. Ju mund të shihni se si po përmirësohemi dhe potenciali i këtij ekipi është i mahnitshëm. Jam krenar për këta djem. Ne i inkurajuam lojtarët e rinj në pjesën e dytë që të bënin më mirë dhe ata ishin gati”, u shpreh Ten Hag.

 

Duke folur për pozicionin aktual në Premier Ligë, ku Mançester Junajted ndodhet në vendin e gjashtë.

 

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Duhet të mësojmë nga momentet negative. Kundër Brentford ishte performanca jonë më e keqe. Ne nuk e meritonim të fitonim atë ndeshje, por me Çellsin dhe Liverpullin, e meritonim”.

 

Duke folur për 19-vjeçarin Uilli Kambvala, që luajti titullar ndaj Liverpullit, Ten Hag beson se ka një të ardhme të ndritur.

“Ai ka pak kohë që stërvitet me ne dhe po bën përparim të mirë. Brezi i ardhshëm duhet të jetë gati dhe ai po bën një punë të shkëlqyer. Sfida për të është të jetë i vazhdueshëm”.

LEXO EDHE:

Back to top button