Ten Hag i kërkon Man. Junajtedit shitjen e katër lojtarëve

Man. Junajted është duke punuar për skuadrën e sezonit të ri, me trajneri Erik ten Hag që i ka idetë e qarta. Mediet britanike raportojnë se holandezi dëshiron largimin e katër lojtarëve nga ekipi i tij dhe diçka të tillë ia ka bërë të qartë klubit të “Djajve të Kuq”.
Ten Hag do që të nxjerrë në shitje Xhadon Sanço, mbrojtësin Hari Megajer dhe dy mesfushorët Fred dhe Skott McTominay.
Për McTominay ka kërkesë nga Italia, me Romën dhe trajnerin Mourinho që e dëshirojnë në skuadër dhe largimi i tij nga United duket shumë i lehtë për teknikun Ten Hag.