Ten Hag në mbrojtje të Onana: Është i dyti më i mirë në Premier Ligë

Mançester Junajted do të përballet me Njukasëllin këtë të shtunë, në kuadër të javës së 14-të të Premier Ligës në Angli. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Erik ten Hag u “bombardua” me pyetje rreth portieri Onana, i cili ka qenë nën një breshëri kritikash që nga fillimi i sezonit. Ish-portieri i Interit ka pësuar 33 gola në 20 ndeshje në sezonin aktual. Në barazimin me Gallatasaray-n, në raundin e parafundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, Onana ishte përgjegjës për dy nga tre golat e shënuar nga skuadra turke.

“Nëse e analizojmë, shohim se ai është portieri i dytë më i mirë në Premier Ligë bazuar në statistika. Vlerësimi për golat e shmangur është i dyti më i mirë në Premier Ligë. “Ai po bën mirë. Ai e di se në Champions bëri disa gabime, por në përgjithësi, është paraqitur mirë në pesë muajt e pare ”, tha mes tjerash trajneri i “Djajve të Kuq”.

LEXO EDHE:

Back to top button