Ten Hag nervoz: Nuk duhej të humbasim sfidat në minutat e fundit

Mançester Junajted u mund 1-0 nga Brajtoni në ndeshjen e fundit të Premier Ligës, me një penallti të shënuar nga MekAllister në minutën e 99-të. Një rezultat që ndërlikon disi pozitat e “Djajve të Kuq”, që synojnë Ligën e Kampionëve sezonin tjetër. Trajneri Erik ten Hag ka qenë i inatosur me futbollistët për këtë humbje.

“Duhej të ishim më cinikë, sidomos në pjesën e parë, kur patëm mjaft raste shënimi. Në fund, ishim ne ata që i dhuruam një gol kundërshtarit tonë. Ishim edhe të pafat, pasi goditja e dënimit ishte inekzistente”, tha Ten Hag.

 

“Nuk shqetësohem shumë për renditjen, jemi ende të katërt, por më shqetëson fakti që ekipi humbi përqendrimin në fund. Nëse nuk je në gjendje të fitosh një ndeshje, pasi nuk krijon dot raste, atëherë përpiqu të mos e humbësh atë, sidomos në minutat e fundit. Gjithçka është në duart tona, por nga kjo humbje morëm një leksion të mirë”, tha Ten Hag.

LEXO EDHE:

Back to top button