Ten Hag: Rashfordit i duhet një dorë ndihmëse ose një shkelm…

Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së kampionatit kundër Liverpullit, trajneri i Man. Junajtedit, Erik Ten Hag foli për Markus Rashfordin dhe atë që do t’i duhej lojtarit për të dalë nga momenti i vështirë.
“Unë mendoj se për pothuajse çdo lojtar duhet ndonjëherë një dorë ndihmëse apo edhe një shkelm në prapanicë. Kjo nuk më shqetëson. Unë dua të fitoj, dua të fitoj me ekipin tim, për ta bërë atë të përmirësohet në drejtimin e duhur. Jemi këtu për një projekt. Sezonin e kaluar ne ishim në drejtimin e duhur. Këtë sezon ne nuk arritëm standardet që shpresonim të kishim. Është e vërteta. Ne patëm një bllokim, tha mes tjerash Ten Hag.
Përballja në mes Liverpullit dhe Mançester Junajtedit është programuar për të dielën (17.12) në orën 17.30.