Ten Hag: Skuadra i ka dhënë besimin e plotë portierit tonë

Trajneri i Man. Juanjtedit, Erik Ten Hag ka vlerësuar paraqitjen e portierit Andre Onana, i cili në ndeshjen ndaj Kopenhagen për Ligën e Kampionëve, priti një penallti të danezëve, duke siguruar fitoren minimale 1-0 për “Djajtë e Kuq.
Tekniku holandez është shprehur se Onana ka pritshmëri të mëdha nga vetja dhe shtoi se skuadra i ka dhënë atij besim.
“André ka pritshmëri të mëdha nga vetja. Ne i japim atij besimin. Ne i thamë atij: shiko çfarë ke bërë në të kaluarën për klube të mëdha në liga të mëdha, ti ke aftësi dhe aftësi. Tani duhet ta vazhdojmë këtë gjë”, thuhet në postimin e publikuar nga gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano.