Ten Hag: Tuente, më ndjek shumë dhe ka një histori të madhe për mua

Trajneri i Mançester Junajtedit, Erik Ten Hag, ka pranuar se nuk e pret me padurim përballjen me Tuenten në Ligën e Europës, përkundrazi do të kishte preferuar të luante përballë dikujt tjetër. “Djajtë e Kuq” do të presin skuadrën e Eredivisie për të nisur fushatën e tyre europiane, duke u kualifikuar në turneun e nivelit të dytë pas suksesit në “Kupën FA” në maj. Ten Hag, megjithatë, nuk është aq i emocionuar për këtë ndeshje të parë pasi u shortua për t’u përballur me Tuenten. Holandezi u rrit si një tifoz i Tuentes dhe shijoi tri aventura si lojtar atje, duke e nisur dhe përfunduar karrierën e tij në “De Grolsch Veste”. Ai gjithashtu kaloi kohë duke stërvitur ekipet e të rinjve të klubit përpara se të bëhej trajner.

 

“Tuente është skuadra që ndjek më shumë. I shikoj si tifoz, si mbështetës, jo si analist. Është një mënyrë tjetër për të parë ndeshjet e tyre. Unë do të kisha preferuar të luaja kundër dikujt tjetër. Nuk është mirë të lëndosh diçka që e do. Tuente më solli shumë, unë u futa në akademinë e tyre, kështu që për mua ka një histori të madhe,” u tha ai gazetarëve përpara ndeshjes.

 

Ten Hag dha gjithashtu vlerësimin e tij për formatin e ri të Ligës së Europës, i cili do të shohë 36 ekipe të luajnë tetë kundërshtarë të ndryshëm në një format lige, në krahasim me formatin e mëparshëm të tetë grupeve, të përbëra nga katër ekipe secila.

“Ka shumë ndeshje, shumë gara, është e qartë. Lojtarët janë të mbingarkuar, kjo nuk është e mirë për futbollin. Ndoshta është e mirë për reklamat. Si një klub i vetëm ne nuk mund ta ndryshojmë këtë. Ka të bëjë me klubet, lojtarët dhe trajnerët. Ne duhet të punojmë në këtë për të përmirësuar lojën dhe për të gjetur ekuilibrin e duhur. Ne jemi profesionistë dhe të ardhurat duhet të vijnë, por duhet t’i balancojmë,” tha mes tjerash trajner i “Djajve të Kuq”.

Pas ndeshjes së Ligës së Europës, Man. Junajeid do të kthehet në Premier Ligë me ndeshjen kundër Totenhemit në shtëpi të dielën.

LEXO EDHE:

Back to top button