Djokoviç do të jetë pjesë konfirmohet e “Australian Open”

Novak Djokovic do të jetë pjesë e “Grand Slam”-it të Australian Open, turneu i parë i madh për vitin që vjen.

Lajmin e bënë publik vetë organizatorët e turneut, të cilët prezantuan listën e tenistëve pjesëmarrës në këtë event.

Fillimisht, në media u hap shpejt lajmi se sportisti serb kishte vënë në dyshim prezencën e tij. Kjo për shkak të kushtit me vaksinim të detyruar për të gjithë pjesëmarrësit në eveniment.

Por, përtej aludimeve të shumta, numri një në botë për meshkuj do të jetë i pranishëm dhe mbetet pretendenti kryesor për ta fituar këtë turne.

Surprizuese ishte mungesa e Serena Williams për shkak se nuk ishte në listën e prezantuar nga organizatorët. 23 herë fituesja e turneve “Grand Slam” nuk është prononcuar akoma për këtë vendim dhe nuk dihen arsyet e këtij bojkoti.

LEXO EDHE:

Back to top button