Tenisti i mirënjohur spanjoll sjell në Durrës, Akademinë e tenisit “Rafa Nadal”

Pas “Dyrrah City Football Academy”, në Durrës do të kemi edhe një nga akademitë më të njohura të tenisit. Legjenda spanjolle e këtij sporti, Rafael Nadal, së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë njoftuar planin për hapjen e kompleksit Qendra Sportive “Rafa Nadal” në Shqipëri, rreth 30 km nga Tirana.
Kompleksi multi-sportiv do të zbatojë metodologjinë e trajnimit të Akademisë “Rafa Nadal” by Movistar, e cila nisi të funksiononte në nëntor 2014, kur fondacioni me të njëjtin emër hapi akademinë e parë në Manakor.
“Jemi shumë të lumtur të njoftojmë ndërtimin dhe hapjen e një qendre në Shqipëri. Projekti është i jashtëzakonshëm dhe ne na pëlqeu vizioni i vendit për promovimin e sportit dhe vlerave të tij. Jam i sigurt se do të ketë sukses”, tha Nadal.
Qendra Sportive “Rafa Nadal” në Shqipëri do të ketë 12 fusha tenisi, 6 fusha padel, një fushë multi-sportive, një palestër dhe zonë Ëellness, një pishinë dhe një zonë restoranti. Përveç kësaj, do të ketë një dyqan dhe një muze me disa nga trofetë e Rafa Nadal dhe objekte të tjera të dhuruara nga atletë të mëdhenj për tenistin nga Madridi.
Qëllimi kryesor i kësaj dege të akademisë është të zhvillojë dhe të promovojë tenisin në Shqipëri përmes angazhimit të Nadallit dhe ekipit të tij.
Sakaq, kryeministri Rama konfirmoi se kompleksi i ri do të vendoset pranë qendrës së re të futbollit të Manchester Sitit./A2news.com/