Tenisti Italian në lidhje me tenisten ruse: Po, jam me… Anën

Ana Kalinskaia, numri 26 në renditjen botërore të tenisit është e dashura e re Janik Sinerit. Lajmin që qarkullonte prej disa javësh, tashmë e ka konfirmuar edhe vetë tenisti italian, i cili ka bërë ditur lidhjen me 25-vjeçaren ruse.
“Po jam me Anën. Më shumë nuk ju tregoj, pasi ju e dini që jam i rezervuar”, është shprehur Siner, duke zbuluar romancën me tenisten seksi nga Moska.