Tenisti ukrainas sulmon Putinin: Do të kërcejë në varrin tënd

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon prej disa ditësh dhe shumë atletë ukrainas janë mobilizuar dhe janë bashkuar me ushtrinë, për ta ndihmuar në luftën kundër fqinjit të tyre.

Ushtrisë ukrainase iu bashkua Sergij Stakovski, i cili ka fituar katër trofe në karrierën e tij, ndërsa një nga fitoret më të mëdha ishte ajo kundër Roxher Federerit në “Uimbledon”-in e vitit 2013.

“Unë di të përdor një armë. Ky ishte një vendim i vështirë për gruan time. Fëmijët e mi nuk e dinë që jam këtu. Ju nuk do të gjeni drejtësi në ferr. Putin, do të kërcej në varrin tënd. Nuk do të ikësh”, ishte mesazhi i tenistit.

LEXO EDHE:

Back to top button