Tenistja kineze Zhang Shuai vendosi një rekord në tenisin botëror, por jo kahje pozitive. Shuai deri një vit më parë ishte në nivel dhe luante mire, duke u ndaluar në vendin e 23-të në listën e VTA-s, por më pas pati një rënie të formës së saj dhe nga shkurti i vitit 2023, ajo pësoi 22 humbje radhazi.
Kjo është seria më e gjatë e humbjeve të njëjpasnjëshme në tenisin botëror. Para Shuai-t, mbajtësi i rekordit ishte Vins Spadea i Shteteve të Bashkuara, me një seri prej 21 humbje nga tetori I vitit 1999, e deri në vitin 2000. Me serinë e humbjeve, tenistja kineze arriti në vendin e 689-të në listën e fundit të VTA-s.







