Tensione në Kuvend – Çitaku akuzon për shkelje Kushtetuese, Dehari thërret sigurimin për ta larguar nga foltorja
Tensione në Kuvend – Çitaku akuzon për shkelje Kushtetuese, Dehari thërret sigurimin për ta larguar nga foltorja

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me tensione të forta, ku përplasjet mes deputetëve arritën kulmin kur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, akuzoi kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për shkelje të Kushtetutës.
Çitaku e akuzoi Deharin për tejkalim të kompetencave dhe për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar veprimin e tij si të papranueshëm dhe të dëmshëm për rendin kushtetues.
Pasi tensionet u rritën, kryesuesi Dehari reagoi ashpër duke kërkuar ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për ta larguar deputeten Çitaku nga foltorja.
“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Kjo është shkelje e rendit të seancës. Thërras sigurimin të ndërhyjë”, u dëgjua të thotë Dehari, përpara se regjia e Kuvendit t’i ndërpriste fjalën Çitakut.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme në sallë, duke rritur edhe më tej tensionin mes shumicës dhe opozitës në një periudhë të ngarkuar politike, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.