Tensione të tjera me Perëndimin: Kina dëshiron “të pushtojë” Hënën

Tensione të tjera me Perëndimin: Kina dëshiron “të pushtojë” Hënën

SHBA-ja dëshiron të dërgojë përsëri astronautë në Hënë, por ata nuk janë të vetmit. Shefi i NASA-s, Bill Nelson (79) paralajmëron se “Ka një garë të re në hapësirë, këtë herë me Kinën”, raporton Bild.

Astronautët e parë të NASA-s janë planifikuar të udhëtojnë në Hënë në vitin 2025, ku për herë të parë do të jetë edhe një grua. Nga ana tjetër, planet e Pekinit shkojnë më tej sepse Kina po planifikon bazën e saj hënore së bashku me Rusinë dhe kjo pritet të finalizohet në vitin 2035. Nëse kjo funksionon, taikonautët ose siç quhen astronautët nga Kina mund të kryejnë eksperimente në Hënë rreth vitit 2036.

Shefi i NASA-s, Bill Nelson nuk është i kënaqur me synimin e Kinës për hapësirën: “Ne duhet të jemi shumë të shqetësuar që Kina po zbret në Hënë dhe po thotë: “Tani është e jona dhe ju qëndroni larg”. Poli jugor i hënës është veçanërisht i diskutueshëm sepse dyshohet se mund të ketë burime ujore që mund të përdoren në të ardhmen për të prodhuar karburant për raketat. Pra me pak fjalë, kushdo që dominon anën jugore të hënës ka një bazë të rëndësishme në hapësirë që do të thotë më shumë fuqi dhe dominancë ushtarake.

Bill Nelson është i sigurt se “Programi hapësinor i Kinës është një program hapësinor ushtarak”. Ai arrin në këto përfundime pasi përpara se të hynte në politikë ka qenë vetë astronaut në hapësirë. Si një politikan që përndryshe mbështetet në tone të buta, Nelson është shumë i qartë. Ai kritikon vjedhjen e teknologjisë që bëri të mundur pjesëmarrjen e Kinës në garën hapësinore: “Kina është e mirë. Por Kina është gjithashtu e mirë sepse ata vjedhin ide dhe teknologji nga të tjerët.”

Çfarë qëllimesh ushtarake mund të ndjekë Kina në hapësirë?

Përgjigja e Nelson-it për këtë pyetje është shokuese: “Epo, çfarë mendoni se po ndodh në stacionin hapësinor kinez? Ata mësojnë atje se si të shkatërrojnë satelitët e të tjerëve.”. Në fakt, Kina ka vite që kërkon teknologji për të “kapur” satelitët me krahë apo rrjeta robotike dhe për të shkaktuar rrëzimin e tyre, kinse për të pastruar mbeturinat e veta hapësinore, por në fakt satelitët e vendeve të tjera sulmohen në këtë mënyrë.

Çfarë synon NASA në Hënë?

Me programin Artemis, NASA po planifikon një kthim në Hënë në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë evropiane të hapësirës Esa.

  1. Këtë verë, kapsula e parë hapësinore Orion do të fluturojë drejt Hënës dhe do të rrotullohet rreth saj. Orion, gjysmë i ndërtuar në Gjermani, do të jetë pa pilot.
  2. Astronautët e NASA-s do të jenë të pranishëm në orbitën e dytë të Hënës në vitin 2023.
  3. Fluturimi i tretë në 2025 do të dërgojë dy njerëz në Hënë, një grua, një astronaut me ngjyrë.

Në planet e mëtejshme shihet ndërtimi i një stacioni “porte” në orbitën e Hënës, një fshat, një platformë lëshimi për në Mars.

LEXO EDHE:

Back to top button