Tentuan të vjedhin një makinë, arrestohen në vendngjarje dy persona

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi janë kapur në vendngjarje duke vjedhur një automjet të markës “BMW”.
“Më 04.07.2021 rreth orës 04.00, në rrugën “Heronjtë Kombëtar” policët kanë arrestuar V.N.(25) dhe A.M.(37), të dy nga Shkupi sepse janë kapur duke kryer veprën penale – vjedhje e automjetit “BMW”, me targa të Shkupit në pronësi të P.A.(30)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Personat në fjalë janë ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të ngritën kallëzime penale adekuate.