Teo Hernandez gati të largohet, Milani cakton çmimin e dëmshpërblimit

Teo Hernandez duket se do të largohet nga Milani pasi bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur. Mbrojtësi francez është duke kaluar vitin e tij të gjashtë në “San Siro” dhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2026.

Por duke marrë parasysh vështirësinë për të gjetur marrëveshje për kontratën e re, Milani po mendon shitjen e tij. “Calciomercato” ka raportuar se Rossonerët duan shitjen e tij në janar ose në afatin kalimtar të verës.

E për ta lënë të lirë të largohet francezin, Milani po synon të fitojë 50 milionë euro nga shitja e tij. Man. Junajted, Çellsi, Real Madrid dhe Paris Sen Zhermen janë skuadrat e interesuara për shërbimet e francezit. Teo Hernandez ka zhvilluar 17 ndeshje këtë edicion me fanellën e Milanit, ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button