Teo Hernandez kërkon “unitet” para sfidës me Udinezen

Pas dy humbjeve radhazi kundër Juventusit dhe Paris Sen Zhermeni, skuadra e Milanit barazoi ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe të shtunën mbrëma nuk duhet të gabojë, në ndeshjen kundër Udineses në “San Siro”, e vlefshme për javën e 11-të të Serisë A.

Përpara këtij takimi Teo Hernandez tenton të japë frymë pozitive në grup, në mënyrë që të kthehen te rezultatet pozitive dhe që të mos humbasin më tej terren ndaj Interit dhe Juventusit, që aktualisht janë në krye në renditje.

“Kurrë mos u dorëzo, forca Milan!”- ky është mesazhi në rrjetet sociale i Hernandezit.

Ky reagim i Teos vjen edhe si një thirrje për ekipin e tij, që së fundmi është lakuar në medie për krisjen e marrëdhënies me trajnerin Stefano Pioli.

LEXO EDHE:

Back to top button