Tërhiqet prodhuesi i motorëve në Formula 1!

Prodhuesi i motorëve nga Japonia për Formula 1, kompania “Honda” ka vendosur të braktisë Botërorin e Formula 1 në fund të vitit 2021. Është një vendim i papritur, një “rrufe në qiell të hapur” që ka befasuar të gjithë, pasi prish mjaft ekuilibrat e skuadrave të Formula 1. Më të prekura nga ky vendim janë “Red Bull” dhe “Alpha Tauri”, që përdorin motorin Honda.

Kjo kompani ka hyrë si prodhues i motorëve në Formula 1 në vitin 2015, kur nisi bashkëpunimin me MekLarenin, por pa shumë sukses. Këtë vit ajo vendosi të bashkëpunojë me “Red Bull” dhe makinën e saj satelit, “Alpha Tauri”, që nga viti 2022, do të jenë në kërkim të një motori të ri.

Në këtë mënyrë “Honda” vendosi të mbyll para kohe projektin e saj, duke hequr dorë nga revolucioni teknik dhe ekonomik që do të zbatohet nga viti 2022 në Formula 1.

LEXO EDHE:

Back to top button