Tërmet i fortë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Greqia ditët e fundit është goditur nga një sërë lëkundjesh tërmeti.

Këtë mesditë një tërmet me magnitutë 5.4 i shkallës rihter ka lëkundur vendin. Sipas  Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, lëkundjet janë regjistruar 137 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit.

Mediat bëjnë me dije se thellësia e tërmetit ishte 5 km dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Atikës.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmet materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button