Tërmet i fortë në Japoni, mbi 100 të plagosur, ka edhe viktima
Tërmet i fortë në Japoni, mbi 100 të plagosur, ka edhe viktima

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në një tërmet të fuqishëm që tronditi Japoninë lindore dje, raportoi CNN.
Një nga të vdekurit ishte një burrë 60-vjeçar që jetonte në qytetin e Soma, sipas zyrës lokale të parandalimit të fatkeqësive.
Viktimat e tërmetit u dërguan në një spital në qytetin Soma në Fukushima, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo dhe furnizimet me energji elektrike në Tokio ishin kthyer në normalitet.
Tërmeti, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, ishte në një thellësi prej 60 kilometrash. Fillimisht u raportua të kishte një magnitudë 7.3, por autoritetet thanë sot se kishte një intensitet 7.4 të shkallës Rihter.
Tërmeti preku brigjet e prefekturës Fukushima të Japonisë lindore, në të njëjtën zonë si në vitin 2011, kur një tërmet me magnitudë 9.0 tronditi rajonin e Fukushimës.
Një alarm për cunami u dha në prefekturat Fukushima dhe Miyagi pas tërmetit të mërkurën.
Kryeministri japonez Fumio Kishida tha më vonë se “nuk u gjetën anomali” në asnjë nga termocentralet bërthamore të vendit.