Tërmet në Zelandën e Re

Një tërmet me magnitudë 5,3 ballë ka ndodhur në Ishullin Jugor të Zelandës së Re. Tërmeti ndodhi në orën 14:55 sipas kohës lokale, 80 kilometra në veri të Ngushticës Franceze në Ishullin Jugor, në një thellësi prej 149 kilometrash, sipas GeoNet.

GeoNet, i cili nuk dha paralajmërim për cunami pas tërmetit, raportoi se tërmeti nuk ka shkaktuar asnjë dëm. Tërmeti është ndier edhe në Ishullin Verior.

Ndryshe, në tërmetin me magnitudë 6,2 ballë që ndodhi më 22 shkurt 2011 në Christchurch, 185 persona vdiqën dhe më shumë se 1.500 njerëz u lënduan.

LEXO EDHE:

Back to top button