Tërmet i fuqishëm godet Kretën, nuk raportohen dëme materiale

Tërmet i fuqishëm godet Kretën, nuk raportohen dëme materiale

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë goditi ishullin e Kretës në Greqi dhe u ndje deri në Egjipt në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, por nuk u raportuan dëme serioze materiale.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 35 kilometra pranë ishullit të Karpathos në Detin Mesdhe, tha Instituti Gjeodinamik i Athinës, duke i shtyrë autoritetet greke të lëshojnë një paralajmërim të përkohshëm për cunami, raporton Reuters.

Greqia është një nga vendet më të prirura ndaj tërmeteve në Evropë dhe një nivel i paparë aktiviteti sizmik tronditi ishullin turistik të njohur të Santorinit për javë të tëra në fillim të këtij viti.

LEXO EDHE:

Back to top button