Tërmet me magnitudë 5.8 në brigjet e Limës në Peru

Një tërmet me magnitudë 5.8 u regjistrua në brigjet jug-qendrore të Perusë në orën 9:54 pasdite me orën lokale, ose 4:54 e mëngjesit të sotëm në vendin tonë në brigjet jug-qendrore të Perusë, jo shumë larg kryeqytetit Lima.

Sipas të dhënave nga shërbimi i mbikëqyrjes gjeologjike të SHBA, tërmeti ishte në një thellësi rreth 50 km dhe me epiqendër 10 km larg qytetit të Malas.

Sipas mediave lokale, tërmeti u ndje nga banorët deri në Lima, por aktualisht nuk ka raporte të dëmtimit të njerëzve ose pasurisë dhe nuk është lëshuar paralajmërim për tsunami.

LEXO EDHE:

Back to top button