Tërmet në Maqedoninë e Veriu
Tërmet në Maqedoninë e Veriu

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes stacioneve sizmologjike të instaluara në territorin e vendit dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematike në Shkup, ka regjistruar sot në mëngjes në orën 05:54 një tërmet me epiqendër në rajonin e Valandovës, rreth 120 kilometra në juglindje të Shkupit. Tërmeti ka pasur një magnitudë lokale prej ML 3.3 sipas shkallës së Rihterit.
Sipas të dhënave të deritanishme të observatorit, tërmeti është ndjerë në Valandovë dhe rrethinë me intensitet gradën IV sipas shkallës makrosizmike evropiane (EMS).